Gjatë mbrëmjes së parë të spektaklit “Dance With Me” një koment i pazakontë ka ardhur nga këngëtarja Bleona Qereti në një foto të spektaklit është shprehur se produksioni nuk i ka dhënë paratë e pjesëmarrjes së saj në “Your Face Sounds Familiar”.

Por komentet kanë vazhduar sërish në adresë të skenaristes Rozana Radi, e cila pas një postimit si një përmbledhje të natës së parë të spektaklit ka hasur në komentin e radhës të Bleonës e cila ka shkruar “O baby lekët”. Gazeta Express ka kontaktuar menjëherë pas spektaklit me prezantuesen dhe krahun e djathtë të Vera Grabockës në këto produksione, Alketa Vejsiun. Por Alketa nuk ka dashur të prononcohet duke thënë vetëm se nuk dinte gjë. Cila të jetë e vërteta dhe përse Bleona ka filluar t’i kërkojë këto para nëse si  ka marrë me fillimin e produksionit të ti? Ndërkohë foton e parë ku Bleona komentoi Rozana e ka fshirë nga Instagram, por këngëtarja nuk është ndalur duke komentuar edhe në foton e dytë.