Shpeshherë meshkujt nuk i kuptojnë dhimbjet që ndjen një femër gjatë lindjes. Për këtë arsye dy prezantues holandezë vendosën ta provonin vetë.

Prezantuesit Dennis Storm dhe Velerio Zena vendosën të eksperimentojnë dhimbjet e lindjes së një fëmije në emisionin “Proefkonijen” në kanalin holandez BNN.

Nën mbikëqyrjen e një psiko-terapisteje dhe të një mamie, dy burrat kanë ndier dhimbjen që vinte nga elektrodat për gati dy orë.

Kontraktimet ishin thuajse të njëjta me ato të lindjes. Nëse në fillim ata stimuluan gjithçka duke qeshur, më vonë “ushtrimi” u bë vërtetë i dhimbshëm dhe i padurueshëm.

Dennis-i tregoi se pavarësisht dhimbjes së madhe që ndjeu, ishte një nga ditët më të bukura të xhirimit gjatë këtij sezoni.

Në një emision tjetër ata kishin tentuar të shijonin mish njeriu. Shikoni videon për të mësuar më tepër.

http://www.youtube.com/watch?v=ZlsPXpR2ORU&feature=player_embedded