Dy makina tip “Skoda” dhe “Ford” janë përplasur me njëra-tjetrën e si pasojë dy drejtuesit e tyre kanë mbetur të plagosur.
Aksidenti rrugor ndodhi në superstradën Fushë Krujë – Milot, në fshatin Derven.
Mësohet se të dëmtuarit u dërguan në spital dhe sipas policisë, njëra nga makinat kishte hyrë në kahun e kundërt të rrugës.
Ekspertët po punojnë për sqarimin plotë të rrethanave.