Një 40-vjeçar prekte viktimat e tij, ndërsa ai notonte në pishinë
Midis tyre ka qenë një 13 vjeçare italiane dhe një 23 vjeçare shqiptare
RICCIONE, 22 prill 2013 – Ai ka bërë më pak se një ditë në burg, pa ndonjë urdhër tjetër mbrojtjeje në pritje të gjykimit kundër tij.
Pak ditë më parë, ai nuk i shpëtoi dot dënimit me dy vjet burg. Atij i shkoi mjaft mirë në fillim. Një 40-vjeçar nga Pesaro, por banues me prindërit në Cattolica, i akuzuar për dhunë seksuale, për dy incidentet që ndodhën në ditët e para të gushtit të kaluar në brendësi të pishinës Aquafan. Ai nuk u mjaftuas me rastin e parë të dhunës seksuale por ai e rëndoi atë edhe nga fakti se ai gjithashtu ka dhunuar dhe një 13 vjeçare. Asistuar nga avokatët Karlo Beltrambini dhe Stefania Lisi, për 40-vjeçarin të enjten e kaluar u vendos dënimi para gjykatës. Ky person u arrestua nga policia pasi u zbulua nga stafi i Aquafan.
Objektivi i tij i parë i dhunës seksuale ishte mëngjesin e një dite gushti të vitit të kaluar me një 23 vjeçare shqiptare. Ai ishte afruar në pishinë, duke e prekur atë nga prapa në pjesët e saj intime, me arsyetimin e lëvizjes së krijuar nga valët artificiale. Ajo e kishte vënë re atë menjëherë, ai u ndje keq, por nuk mendoi shumë. Në pasditen e po asaj dite kishte pikasur dhe objektivin e dytë një fëmijë të të mitur 13 vjeçare. Strategjia e përdorur prej tij ishte e njëjtë: 40-vjeçari vjen nga prapa vajzës, e prek atë disa herë në organet e saj gjenitale, duke përdorur duart e tij nën ujë dhe duke shfrytëzuar lëvizjen e valëve. Stafi i pishinës u paralajmërua menjëherë për të mbajtur nën kujdes, nga 23 vjeçarja shqiptare. Babai i 13 vjeçares, u turr i tmerruar drejt 40 vjeçarit, por menjëherë mbërriti në vendngjarje policia e lajmëruar nga stafi i pishinës, duke e vënë atë në pranga, edhe pse ai u përpoq për të mbrojtur veten e tij duke thënë se nuk ka prekur askënd me duar. Çështja u ndoq nga një psikolog dhe një ditë më pas ai u la i lirë, por tani ai rrezikon dy vjet burg, pas nëntë muajsh përpjekjeje.





