Disa njerëz duket se arrijnë gjithmonë të dalin me sukses edhe nga situatat më të vështira. Sipas astrologes Carol Starr, dy shenja të horoskopit konsiderohen veçanërisht me fat, pasi gjejnë gjithmonë një mënyrë për të kapërcyer problemet financiare, krizat emocionale apo vështirësitë e jetës.
Astrologia shprehet se “edhe kur gjithçka duket e vështirë, këto shenja arrijnë t’ia dalin mbanë”.
Demi
Sipas astrologëve, Demi është një nga shenjat që rrallë dorëzohet. Këmbëngulja dhe përqendrimi i tyre i ndihmon të menaxhojnë situatat me qetësi dhe pragmatizëm.
Carol Starr thekson se Demi synon gjithmonë një jetë të qëndrueshme dhe komode dhe është ndër shenjat që punon më shumë për ta arritur atë. Ndërsa të tjerët mund të humbasin kontrollin në momente krize, Demët zakonisht kanë një plan rezervë dhe arrijnë të gjejnë zgjidhje.
Shigjetari
Ndryshe nga Demi, Shigjetari konsiderohet shenja që mbështetet më shumë te fati natyral.
Nga mundësi të papritura financiare deri te takime të rëndësishme në jetën personale, Shigjetarët shpesh duket sikur tërheqin pozitivitet dhe sukses. Astrologët e lidhin këtë me ndikimin e Jupiterit, planeti që simbolizon fatin, bollëkun dhe aventurën.
Sipas astrologes, Shigjetarët janë “të programuar” për të tërhequr mundësi dhe prosperitet, ndaj edhe në periudhat më të vështira arrijnë të rikuperohen shpejt dhe të ecin përpara.





