Një person ka mbetur i plagosur, ndërsa policia ka arrestuar një 31-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim vëllanë e tij, pasi dyshohet se janë ata autorë të krimit.

Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, ku policia lokale thotë se është arrestuar Endri Çeka 31 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim vëllai i tij E.Ç. 27 vjeç.

“Arrestimi i 31-vjeçarit, u bë pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin E.Ç,  27 vjeç dyshohen të kenë kanosur dhe  goditur me sende të forta shtetasin R.N., 48 vjeç, banues në Elbasan”, sqaron policia.

Sakaq, po punohet për kapjen e vëllait 27 vjeç.