Dy vëllezër vrasin me armë zjarri një 31-vjeçar në Dukagjin të Shkodrës. Krimi i rëndë është regjistruar paraditen e sotme, rreth orës 10:15 në fshatin Gjuraj, njësia administrative Plan të Dukagjinit në rrethin e Shkodrës.
Policia bën me dije se viktimë ka mbetur shtetasi Gjok Arra, ndërsa autorë të krimit dyshohet se janë vëllezërit, Luvigj Bludaj, 31 vjeç dhe shtetasi Çesj Bludaj, 37 vjeç, banues në të njëjtin fshat.
Sipas verifikimeve paraprake nga ana e policisë lokale, krimi dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie.
Ndërkohë shërbimet e Drejtorisë dhe Komisariatit Shkodër kanë ngritur pikat e kontrollit në hyrje të zonës dhe janë në ndjekje të autorëve.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë gjyqësore për kryerjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e plotë të krimit.





