Tre atletë kenianë duket se kanë “shitur” garën për të lënë fitues, kinezin He Jie në gjysmë-maratonën e Beijingut.

Kenianët ishin dukshëm të shkëputur nga pjesa tjetër dhe dukej se në metrat e fundit do të rivalizonin me njëri-tjetrin për vendin e parë.

Por, në mënyrë të papritur ata stopuan duke i “hapur krahun” kinezit që u shpall fitues. Zyrtarët e garës kanë nisur tashmë një hetim për trukim nga atletët kenianë.