Policia njofton se një 36-vjeçar i identifikuar me emrin Erald Mejdani, është gjetur i pajetë në një banesë të braktisur në lagjen “1 Maji” në Fier.
Nga këqyrja paraprake, në trupin e të riut nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas uniformave blu, 36-vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike.
Për më tepër, familjarët e të riut, më 19 janar 2021, kanë denoncuar në polici largimin e të riut nga shtëpia.
Njoftimi i policisë:
Fier/Sot rreth orës 16:10, në lagjen “1 Maj”, Fier, në një banesë të pabanuar, është gjetur i pa jetë, shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në Mallakastër. Nga këqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune(dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike).
Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 19.01.2021 nga Komisariati i Policisë Mallakastër pas denoncimit të bërë nga babai i tij për largim nga banesa.