Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjes, pasi dyshohet se shfrytëzonte një të re për prostitucion.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me iniciale Z.S., u zbulua pasi kishte shkruar në ambientet e një servisi për të blerë lëndë narkotike, teksa ishte i shoqëruar nga 24-vjeçarja.

“Në ambientet e servisit, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi: Z. S., 44 vjeç, banues në Kuçovë. Ky shtetas kishte shkuar në ambientet e servisit, për të blerë lëndë narkotike, i shoqëruar nga një shtetase 24 vjeçe nga Kuçova, të cilën dyshohet se ai e shfrytëzonte për prostitucion.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat e kokainës që u gjetën në ambientet e servisit, 2 peshore elektronike, shuma parash të valutave të ndryshme dhe 3 celularë”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.