Një 54-vjeçar nga Lushnja ka ndërruar sot jetë në ambientet e Spitalit ‘Nënë Tereza” në Tiranë, ndërsa familjarët e tij akuzojnë policinë si shkaktare të kësaj ngjarje. Mësohet se Fadil Hoxha ishte ndaluar nga policia pasi akuzohej se kishte marrë ullinj në tokën e dikujt tjetër, ndërsa ishte denoncuar nga ky i fundit. Familjarët akuzojnë policinë se nuk I kanë lejuar të fusin në paraburgim ilaçet që I merrte 3 herë në ditë dhe ishin të domosdoshme për shëndetin e tij.
Ndryshe nga familjarët, policia deklaron se Hoxha i ka patur ilaçet me vete. Sipas bluve, 54-vjeçari ishte ndaluar dje, ndërsa sot kishte shfaqur probleme me shëndetin. Të njëjtat burime theksuan se policia kishte njoftuar familjarët, të cilët i kanë dërguar ilaçe të tjera shtesë.
“Hoxha u vizitua nga kardiologu më i mirë në Lushnje. Kardiologu na tha që ka kaluar parainfarkt. Më pas e dërguam në QSUT. Çdo lëvizje është e regjistruar në librin e policisë”, pohojnë burime pranë policisë së Lushnjës.
Pasi është pyetur nga mjeku, 54-vjeçari ka pohuar se vuante nga hipertensioni-arterial. Sipas tij ai e ka pasur mjekimin me vete, të cilin e ka marrë gjatë mbrëmjes dhe në mëngjes. Pasi ka shfaqur se ka pasur dhimbje në gjoks, Hoxha është dërguar me ambulancë në spitalin e Lushnjës. I ndaluari është vizituar nga një kardiolog, e më pas është transportuar drejt Tiranës me urgjencë, pasi u vu re se 54-vjeçari kishte pësuar infarkt.
KOMINIKATA E POLICISË DIVJAKË
Më datë 17.09.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Fadil Hoxha dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin A.M., vjeç 53 e 14, banues në fshatin Grabian, pasi dyshohet se, në fshatin Xenkë, u kapën me 80 kg ullinj, të vjedhura në ullishtën e shtetasit Th.Dh., vjeç 53 banues në këtë fshat.





