Meghan Markle po provon aftësitë e saj në gatim për t’i bërë përshtypje familjes mbretërore.
Aktorja amerikane 35-vjeçare, e dashura e princit Harry, ka folur për aftësitë e saj në gatim për revistën Good Housekeeping.
Dhe në një recetë që ajo do ta përdorte së shpejti për të fituar simpatinë e Mbretëreshës dhe princit Charles, ajo thotë: “Nuk ka gjë më të shijshme apo impresionuese se një pulë e pjekur në mënyrë të përkryer”.
“Unë e sjell në festën e mbrëmjes dhe bëj shumë miq”, vijon Meghan. Ajo është lidhur me princin Harry që verën e kaluar dhe ka qëndruar me të disa herë në pallatin Kensington.
Edhe princi 32-vjeçar ka vizituar Toronton e Kanadasë ku aktualisht jeton Meghan. Aktorja, e cila ka punuar me OKB për barazinë dhe fuqinë e femrës, tregon edhe se si e mban lidhjen e saj me Harry.
“Unë kam qënë kaligrafe. Mendoj se shkrimi me dorë i letrave janë një formë e humbur arti”, thotë ajo.
E dashura e princit Harry do surprizojë familjen mbretërore
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Sulmet për Zvërnecin, politike”, Rama: Nuk e duan projektin ata që predikojnë urrejtjen! Kemi hyrë në një territor që…
Dyshime për tjetërsim pronash në Zvërnec, SPAK kontrolle në Tiranë dhe Vlorë. Në ‘sitë’ edhe ish-avokati Pëllumb Petriti e Redi Struga, pronar i “InfraKonsult”
Nga debatet e qytetërimit te marrëzitë e kohës sonë
Protestat për Zvërnecin, Rama: Kam menduar dhe të jap dorëheqjen e të iki në katund





