Momente paniku për Keita Balde. Ish-sulmuesi i Interit, këtë sezon po luan në La Liga 2 tek Espanyoli., aty ku është huazuar nga rusët e Spartakut të Moskës. Shtëpia e senegalezit është grabitur nga tre hajdutë me kapuça, ndërkohë që brenda saj ndodhej nëna e 28-vjeçarit, e cila ka përfunduar e kyçur në një dhomë nga grabitësit sipas raportimeve të shtypit spanjoll.
Ndërkohë që këta të fundit kanë sharruar kasafortën. Dhe më pas u arratisën pasi morën shumë sende me vlerë brenda saj, duke përfshirë edhe disa orë luksoze. Nëna e tmerruar lajmëroi menjëherë policinë., që ka nisur menjëherë hetime, ndërkohë që bëhet e ditur se dyshimet e para shkojnë për një bandë nga Europa Lindore, e specializuar në grabitjet e vilave dhe shtëpive private.