Reshjet e dendura të shiut që kanë përshirë qytetin e Durrësit ditën e sotme, i kanë kthyer rrugët të pakalueshme për qytetarët dhe kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Igli Cara në një postim në rrjetet sociale ka sulmuar kryebashkiaken Emiriana Sako, për gjendjen që ndodhet qyteti.

Cara shkruan se në kohën kur sipas parashikime në Durrës priteshin reshje shiu, Sako zgjodhi të bëj fushatë për Ramën, madje edhe jashtë vendit

Postimi i plotë:

Sipas parashikimeve në Durrës priteshin reshje shiu, që si çdo herë do të krijonin vështirësi e përmbytje.

Ndërkohë që, Sako bën fushatë për Ramën, madje edhe jashtë vendit, duke braktisur qytetarët.

Pas 17 orësh fushatë, kjo është gjendja aktuale e qytetit!

Çdo rrugë e paralizuar!

Dikush duhet t’i kujtojë që paguhet për t’i shërbyer qytetarëve të Durrësit!

E ka detyrë funksionale e morale!