Të tjera detaje tronditëse dalin në dritë nga vrasja e 37-vjeçares shqiptare në Itali, e cila u masakrua me thikë.

Brunilda Halla, u vra më 25 maj nga një 28-vjeçar. Sipas autorit, sulmi vdekjeprurës me thikë ndaj nënës së dy fëmijëve ishte momental dhe i pajustifikuar. Gjatë marrjes në pyetje autori dyshohet se kishte “ngritje dhe ulje tipike të një personaliteti të shqetësuar”, dhe deklaroi se kishte vepruar si “rebelim kundër shoqërisë së Vittoria-s që e kishte margjinalizuar”.

Dëshmia në fjalë u bë e ditur nga avokati i të riut, Franco Vinciguerra. Sipas hetuesve të çështjes, autori mund të kishte sulmuar këdo në ato momente, pasi nuk e njihte gruan që vrau. Teksa Brunilda Halla ishte duke mbyllur derën e shtëpisë, u sulmua me thikë 6 ose 7 herë në mënyrë të përsëritur mes shpatullave dhe qafës dhe më pas autori u largua.

Pas krimit ai kishte hedhur thikën dhe më pas kishte shkuar në shtëpi të ndërronte rrobat.

“Ai pranoi faktet, përgjegjësinë e tij për vrasjen. Ai vetë kërkoi të fliste me prokurorin për të rrëfyer. Jemi në prani të një subjekti me probleme të vërtetuara mendore, tashmë viktimë e bullizimit të thellë, i ndjekur nga neurologë dhe psikiatër. Në vitin 2016 i është nënshtruar trajtimit të detyrueshëm shëndetësor (Tso). Me sa duket duhet të jetë një vrasje rastësore”, tha në mëngjes kryeprokurori i Raguzës, Fabio D’Anna,