6 qershor 2015 – Temperaturat e larta të verës mund të shkaktojnë mbinxehje të pajisjeve tuaja brenda çastit, sidomos nëse janë lënë brenda në makinë apo nën dritën e diellit.

'Apple' paralajmëron në faqen e tij në internet, se telefonët celularë duhet të mbahen në temperatura nën 35 gradë Celcius.

-Të mbani pajisjet në temperaturën e dhomës është një rregull i mirë. Nëse shihni një mesazh paralajmërues apo e ndjeni që ekrani është nxehur shumë, fikeni celularin dhe lëreni të ftohet. Mos e vendosni në frigorifer apo temperatura të tjera ekstreme.

-Një ekran i plasaritur mund të mbushet me gurëza rëre apo diçka tjetër, por për t'i shpëtuar kësaj, i vendosni një ngjitës transparent sipër, derisa të ndërroni ekranin apo telefonin.

-Notimi është pjesë e kënaqësisë verore, por uji dhe teknologjia nuk kanë pse ngatërrohen. Një këllëf i papërshkueshëm nga uji është një ide e mirë.

-Nëse nuk doni të shpenzoni para për të blerë një telefon të ri, një qese e thjeshtë plastike mund ta mbrojë nga dëmtimet dhe lagështira. Nuk garanton mbrojtje absolute, por është më mirë se asgjë.

-Së fundmi, mbrojtja më e mirë nga të gjitha? Lëreni telefonin në shtëpi! Megjithëse kjo e fundit është gati e pamundur për të gjithë, pasi celulari është bërë pjesë e pandashme për këdo.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/