Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj, ndërsa dyshohet se është vetëvarur.

Ngjarja ndodhi në fshatin Lepenicë, në Vlorë.

NJOFTIMI I POLICISE

Sot, rreth orës 07:55, në fshatin Lepenicë, është gjetur nga familjarët, në banesën e saj, dyshohet e vetëvarur, shtetasja L. T., rreth 75 vjeçe.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.