Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4.

Gjesti vendosi papritmas të kalonte murin rrethues të shtëpisë. Në një situatë të pandodhur më parë, Vëllai i Madh reagoi duke futur një zarf të zi brenda shtëpisë. Këngëtarit iu njoftua se ka thyer rregullat dhe për këtë, do të marrë ndëshkimin në prime-n e së shtunës.

Big Brother njoftoi se Gjesti ishte hedhur në rrethimin e dytë të perimetrit të sigurisë, vend i cili po ashtu monitorohet 24/7 me kamera dhe me staf sigurie.