Teksa të gjithë ishin të fokusuar në paraqitjen e tyre në tapetin e kuq të “MTV VMs 2021”, një incident ka ndodhur mes Conor McGregor dhe reperit Maxhine Gun Kelly.

TMZ raportoi se McGregor donte të bënte një fotografi me reperin por ky i fundit hodhi poshtë kërkesën për një selfie.

Në një video të publikuar në Twitter, McGregor shihet teksa hedh një pije ndaj tij ndërsa siguria u përpoq t’i mbante larg.

“McGregor ishte gati të hidhte grushta. Siguria e pati të vështirë për ta mbajtur atë.”, tha një burim për “Page Six”.