Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Tiranë.
Paraprakisht mësohet se një 34 vjeçar është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit, në rrugën “Niko Avrami”.
“Me datë 02.02.2022, në rrugën “Niko Avrami”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit, shtetasi R. Ç., 34 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.“, thotë policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.