Aksident tragjik në Itali.
Një 39-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Italia në Valdarno, pranë komunës së Bucine.
Shqiptari po udhëtonte me makinë nga Prato në Mercatale Valdarno, pranë Arezzos për të shkuar në punë, kur u përplas me një tjetër mjet.
Auto-ambulanca shkoi në vendin e ngjarjes, por 39-vjeçari shqiptar ndërroi jetë në duart e bluzave të bardha.
E plagosur ka mbetur edhe gruaja që drejtonte mjetin tjetër, e cila është shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.