Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi në zonën e Artemisës, ku një 22-vjeçar grek është plagosur me thikë nga dy shtetas shqiptarë pas një sherri në një klub nate.

Sipas raportimit të mediave greke të rinjtë janë përplasur brenda klubit ku më pas ka ndodhur edhe sulmi me thikë drejt të riut nga një shqiptar 33-vjeçar.

Pas incidentit autorët e sulmit janë larguar me një makinë, 22-vjeçari i plagosur është munduar ti ndjeki me automjetin e tij por ka humbur kontrollin dhe është përplasur pranë një farmacie.

Policia greke ka nisur kërkimin e tyre dhe të automjetit me të cilën ata u larguan.