Një ngjarje e rëndë raportohet në Kosovë, ku dy të moshuar nga Malisheva dyshohet se kanë rrëmbyer një 13-vjeçare dhe kanë abuzuar seksualisht me të.

Mediat në Kosovë raportojnë se 13-vjeçarja nga Malisheva është gjetur me dy persona të moshës madhore në një shtëpi në Llapushnik të Drenasit.

Dy personat që dyshohet se e kanë dhunuar seksualisht të miturën nga Malisheva janë: Luan Foniqi, 20-vjeçar dhe Dashnim Xhaferi, 37-vjeçar, raporton Sinjali me burime.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dje nga Policia dhe pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ndaj tij hapet rast nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunim’.

13 vjeçare nga Malisheva ishte raportuar e zhdukur nga familja e saj.

Vajza u gjet, por ajo që u zbulua pas hetimeve doli të jetë tronditëse për familjen.

Pasi vajza u gjet, e njëjta më pas u dërgua në spital për ekzaminimet e nevojshme dhe më pas ka dhënë deklaratën e saj lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur gjatë kohës që ajo ishte larg shtëpisë. Vox