Një ngjarje e rëndë në kufijtë e të paimagjinueshmes ka ndodhur në Manastir, në Maqedoninë e Veriut. 

Bëhet me dije se një 71-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një fëmijë të moshës 8-vjeçare.

Mediat në Maqedoni raportojnë se më dtaë25 shtator, në shtëpinë e tij në Manastir, i dyshuari 71-vjeçar ka kryer akte seksuale ndaj një fëmije 8-vjeçar, të cilin e ka mbyllur në banesë.

Njoftohet se prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Manastir, ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj personit i cili dyshohet se ka kryer vepër penale – sulm seksual ndaj fëmijës nën moshën 14-vjeçare nga neni 188 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Manastir propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.