Një person është gjetur i vdekur sot në Tiranë. Rreth orës 05:55, në fund të Bulevardit të Ri, është gjetur në rrugë (afër një biçiklete), pa shenja jete, shtetasi Dh. S., 67 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, njofton policia, teksa shton se dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Ndërkohë po mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:15, në rrugën “Margarita Tutulani”, ka rënë nga kati i katërt i pallatit, shtetasi A. B., 56 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.