Një 42-vjeçare është gjetur e vdekur në banjën e banesës së saj nga i vëllai. Mësohet se Katerina ishte mbytur nga i ati pasditen e së martës në Sykies, Selanik.
Pasi vëllai i 42-vjeçares ka shkuar në banesë e saj dhe është përballur me skenën shokuese ka tentuar të komunikojë me babain e tyre, por ky i fundit nuk iu është përgjigjur telefonatave dhe ka shkuar në shtëpinë e tij në zonën e Toumbës.
Djali ka gjetur 69-vjeçarin të gjakosur në dyshemenë e kuzhinës me një plagë në bark, ndërsa pranë tij ka gjetur një armë shtizë.
Ai ka rrëfyer në polici se kishte vrarë vajzën e tij në mesditë dhe më pas ka shkuar në banesë për t’i dhënë fund jetës, duke qëlluar veten me armë shtizë.
Babai i viktimës i ka thënë të birit se e vrau vajzën, e cila vuante nga skleroza e shumëfishtë, pasi nuk duronte ta shihte më në atë gjendje.
69-vjeçari u dërgua në spitalin e Hipokratit dhe iu nënshtrua një operacioni ku u konstatua se ka tre plagë, ndërsa policia ka sekuestruar në shtëpinë e tij armën shtizë.
Sipas informacioneve, 42-vjeçarja që banonte në banesën në rrugën Meteoron vuante nga skleroza e shumëfishtë.
“Ajo kishte sklerozë të shumëfishtë që në moshën 14-vjeçare. Kur erdha këtu e gjeta në një karrige me rrota. Ishte një krijesë e ëmbël e buzëqeshur”, tha një fqinje.