E rrahën me shkopa bejsbolli derisa e çuan pranë vdekjes dhe më pas, për t'i dhënë fund jetës së tij ua hodhën trupin derrave. Një tufë derrash që ndodheshin në sallë iu vërsulën trupit ende në agoni derisa e shqyen të tërin.

Këtë të premte, një gjykatë në Itali ka dënuar përgjegjësin kryesor të aktit makabër, Simone Pepe, (ne te majte te fotos poshte) i cili u “gozhdua” nga hetimet e policisë, që i kishte vendosur një përgjues në makinën e tij. Hetuesit e kanë dëgjuar të riun teksa i tregonte një shokut të tij “veprën” që kishte bërë. 

Ngjarja në fjalë ka pasur si shkak një konflikt mes disa familjeve mafioze në Rajonin e Kalabrisë, në Itali. Viktima është bosi Francesco Raccosta, (ne te djathte te fotos poshte), i cili u shpall i zhdukur në 13 mars 2012. 

“Matteo, e hodha në mes të sallës, (hahahah) ishte një kënaqësi e madhe teksa e dëgjoja të klithte. E kishim lidhur të tërin, krahët mbrapa, duart mbrapa dhe pastaj këmbët. Matteo të betohem, ishte një eksperiencë jo e bukur, por shumë më tepër se aq. E hodhëm, ishte i gjakosur i tëri, u hapëm dyert derrave… Në fund nuk mbeti asgjë, vetëm kockat”,tregonte Pepe, pa e ditur që fjalët e tij po dëgjoheshin nga hetuesit. 

Djali, i ri në moshë, është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa për bashkëpunëtorët e tij janë dhënë dënime nga 6 deri në 28 vjet. 

Viktima, Francesco Raccosta ishte eksponent i rëndësishëm i familjes me të njëjtin emër, e cila, në aleancë me familjen Ferraro ishin në luftë me fraksionin Polimeni-Bonarrigo-Mazzagatti. Dyshohet se vrasja e tij ka qenë një hakmarrje për vrasjen e bosit Domenico Bonarrigo.