Rrëfime të trishta vijnë nga tragjedia hekurudhore në Greqi ku humbën jetën 57 persona.

Teksa familjarët e viktimave presin në dyert e spitalit lajmin e kobshëm të humbjes së fëmijëve të afërmve të tyre, në mediat greke janë shfletuar momente të trishta të tyre para përplasjes fatale.

15-vjeçari Panagiotis është një nga viktimat më të reja të aksidentit fatal të trenit të ndodhur mbrëmjen e 28 shkurtit në Tempi.

I riu së bashku me të atin, Vangjelisin,i cili gjithashtu humbi jetën, kishte udhëtuar drejt Athinës për tre ditët e së hënës së pastër dhe të hënën do të kthehej në Kordelio.

Megjithatë, për shkak se të martën ishte ditëlindja e 15-vjeçarit, babai i tij i tha se do t’i jepte një ditë shtesë qëndrimi në Athinë si dhuratë për ditëlindje.

Nxënësit e gjimnazit të parë Eleftheriou Kordelios zgjodhën një mënyrë emocionuese për t’i dhënë lamtumirën e fundit shokut dhe shokut të klasës. Në hyrje të shkollës së tyre ata ndezën qirinj dhe vendosën lule, ndërsa në një mur ngjitën shënime në kujtim të tij.

Në të njëjtën kohë, ata kanë bërë edhe një pankartë ku shkruan “Panagioti përgjithmonë me ne 1/3/2023” si dhe mbajtën një minutë heshtje në kujtim të tij”.

Numri i të vdekurve deri tani raportohet të ketë shkuar në 57. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi.

Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 44 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash.

Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.