Një vajzë e paidentifikuar ka dhënë një mesazh të fuqishëm në tapetin e kuq të festivalit të filmit në Kanë, e veshur me një fustan me ngjyrat e flamurit të Ukrainës.

Teksa po ecte, është ndalur për të pozuar para kamerave dhe ka nxjerrë nga gjoksi dy qese me bojë të kuqe. Ajo i plasi ato dhe u mbulua me bojën e gjakut përpara se të arrinte stafi i sigurisë për ta larguar.

Vajza u mbulua me bojë në premierën e filmit Just Philippot Acid për të përcjellë një mesazh të rëndësishëm për Ukrainën.

Ky incident ka ardhur pas deklaratës së të Volodymyr Zelensky, i cili e krahasoi shkatërrimin e dhunshëm të Ukrainës nga rusët me shkatërrimin që ndodhi në Hiroshima.