Një polic i burgut të sigurisë së lartë të Burrelit dyshohet të ketë qëlluar veten me armën e shërbimit.

Efektivi 54-vjeçar S.K. ka shkuar në spitalin e Burrelit dhe sipas bluzave të bardha, gjendja e tij është kritike pasi ka marrë plumb në kokë.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e policit.

Mat/Informacion paraprak

Rreth orës 07:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Burrelit, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë në banesë shtetasi S.K., rreth 54 vjeç, punonjës policie i burgjeve. 54-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.