Të paktën 10 njerëz u vranë sot kur një minibus që transportonte punëtorë u zhyt në Nil, në veri të Kajros, tha për AFP një zëdhënës i ministrisë egjiptiane të shëndetësisë, Hossam Abdelgafar. “Numri i të vdekurve është dhjetë dhe mund të rritet,” tha ai.

Sipas gazetës Al-Ahram, autobusi ra nga një traget që kalonte lumin pasi shoferi i autobusit kishte lënë makinën pa frenat e dorës.