Gjatë periudhës janar-maj të këtij viti anijet e specializuara tregtare kanë transportuar nga porti i Durrësit 812 kontejnerë TEU më shumë se sa e njejta periudhë e vitit 2016. Numri i përgjithshëm i kontejnerëve TEU të përpunuar në Terminalin përkatës gjatë katër muajve arrin në 43.538 gjithsej.

Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në APD, megjithëse numri i kontejnerëve TEU të përpunuar gjatë muajit maj, ka qenë më i vogël se sa në majin e vitit 2016, si 5-mujor vazhdon rritja e përpunimit krahasuar me janar-majin e vitit të kaluar. Gjatë pesë muajve të parë të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 74 anije me kontejnerë gjithsej. Volumi i përgjithshëm i mallrave me kontejnerë të përpunuara në këtë periudhë arrin në afro 550 mijë ton gjithsej.

Raporti i import-eksporteve vazhdon të jetë thuajse i njejtë me atë të 5-mujorit të parë të vitit të kaluar, 50.67/49.33 përqind.

Anijet e kontejnerëve vijnë ose i drejtohen kryesisht porteve të specializuar në Gioia Tauro (Itali), në Maltë dhe Kastiglione (Spanjë).