Strukturat e Hetimit Tatimor kanë kontrolluar ditën e djeshme 185 subjekte dhe janë konstatuar shkelje të legjislacionit tatimor për 82 prej tyre, në vlerë shkelje 2,4 milionë lekë (të reja).

Burime zyrtare nga Ministria e Financave bëjnë me dije se, nga ana e inspektorëve të Hetimit Tatimor janë bllokuar ambientet e 6 tatimpaguesve për 30 ditë kalendarike për mos lëshim kuponi tatimor (rasti i përsëritur).

Mes bizneseve të bllokuara ka edhe resorte të njohura.

Subjektet e bllokuara janë:

Tropikal Resort, Durrës;

Piratët, Dhërmi;

Kompleksi San Pietro, Golem, Durrës;

Restorant “Kalaja e Tetovës”, Zona Plazhit Iliria, Durrës;

Restorant Ibiza, Gjiri i Lalzit, Durrës;

Market Bolena, Sarandë;

Gjithashtu, janë konstatuar 7 subjekte të paregjistruara në organet tatimore, për të cilat janë marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt TVSH;

18 tatimpagues janë konstatuar në shkelje të mos lëshimit të kuponit tatimor (rasti parë);

3 tatimpagues nuk kanë të instaluar pasjisjet fiskale dhe 5 të tjerë nuk i mbajnë pajisjet fiskale në gjendje pune;

Gjatë kontrolleve janë evidentuar 13 subjekte që disponojnë mallra pa dokumentacion tatimor.

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Administrata Tatimore ftojnë sipërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në sektorin e turizmit të respektojnë detyrimet ligjore në funksion të përmbushjes së përgjegjësive tatimore, deklarimit të punonjësve dhe lëshimin e kuponit tatimor.

Në të njëjtën kohë, MFE fton të gjithë qytetarët të japin kontributin e tyre duke denoncuar rastet e abuzimit, informalitetit dhe paligjshmërisë.

Strukturat tatimore në terren do të vijojnë të jenë prezente në çdo biznes, për të këshilluar dhe asistuar, me etikë dhe profesionalizëm, sipërmarrjet të korrigjojnë përgjegjësinë tatimore dhe pajtueshmërinë me ligjin”, njofton ministria.

Marrë nga "PANORAMA"