Importet e akulloreve me rritje dyshifrore, ja nga vjen

17/09/2019 - 10:58

Edhe për vitin 2018, importet e akulloreve kanë shënuar sërish rritje. Sipas të dhënave nga Doganat janë importuar gati 548 tonë akullore me vlerë, 1.7 milionë dollarë, me një rritje dyshifrore prej 16% në krahasim me një vit më parë.

Megjithatë në krahasim me periudhën 2014-2015, importet e akullores në sasi janë rreth 4 herë më të ulëta. Në pesë vitet e fundit importet e akulloreve kanë qenë më të larta gjatë 2015-s, ku u importuan 2200 tonë me akullore. Gjithsesi importet kanë hyrë sërish në trendin rritës.

Duke qenë se akullorja është një produkt që konsumohet kryesisht gjatë stinës së verës, edhe rritja e numrit të turistëve që kanë vizituar vendin gjatë sezonit, ka ndikuar që ky produkt të konsumohet më shumë. Përveç importeve, edhe prodhimi vendas ka shfaqur tendenca rritëse, ku po kthehen sërish në modë prodhimi i akullores në mënyrë artizanale.

Akullorja e importuar hyn me një çmim mesatar prej 3 dollarë për kilogramë.

Në vitin 2017, shqiptarët kanë konsumuar zyrtarisht 1588 ton akullore (prodhim vendas +import), ose rreth 0.6 kg për frymë. Kjo sasi llogaritet ndër më të ulëtat në Europë. Sipas të dhënave të Statisca.com, rekord për konsum akulloresh në Europë mbajnë vendet nordike, Suedia, Finlanda, Norvegjia me 10-12 kg për frymë në vit. Në shtetet e tjera, konsumi luhatet mes 4-7 kg. Më i ulët është në Bullgari, me 0.9 kg në vit. Në botë kryeson Zelanda e re, me më shumë se 20 kg për frymë në vit dhe pas saj vijnë SHBA-të me rreth 20 kg në vit.

Italia, mbreti i tregut jo vetëm botëror

Italia është vendi i origjinës së ëmbëlsirës së akullores, e cila bëhet kryesisht me qumësht dhe sheqer. 70% e importeve të akulloreve në Shqipëri kanë origjinën nga Italia, por edhe një pjesë e prodhuesve kryesore në vend, kanë sjellë traditën e prodhimit në vendin fqinj. Pjesa tjetër e akullores së importuar, pra rreth 30% vjen nga Greqia./Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimi ka bërë sot një përmbledhje të rezultateve të aksionit anti-informalitet, të nisur nga fillimi i

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të vendit për vitin 2019, në raportin e fundit të “Pasqyrë

Struktura e borxhit të familjeve shqiptare është shumë e ndryshme, që nga kredia bankare deri tek tregjet informale, overdrafti dhe të as

Pas tërmeteve “tundet” qeveria, nuk regjistrohen pronat pa sigurim 10-vjeçar.

Mbi 2000 familje të vrojtuara nga Banka e Shqipërisë raportuan rënie të punësimit, të ardhurave dhe shpenzimeve në gjashtë muajt e parë t

Edhe gjatë ditës së sotme, monedha e përbashkët europiane ka fituar pikë ndaj Lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë,

Banka e Shqipërisë raportoi se çmimet e banesave janë rritur me 1.8 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit në raport me të njëjtën pe

Pas kërkesave të vazhdueshme të grupeve të interesit, procesi i fiskalizimit është shtyrë dhe nuk pritet më të fillojë më nga 1 janari, s

Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2.9% këtë vit, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë nga pakësimi i reshjeve, raporto

Bankat në Shqipëri kanë efektivitet shumë të ulët në ekonomi, për shkak se japin kredi me një përqindje shumë më të ulët se depozitat që