Shkolla po bëhet më e shtrenjtë, çmimet e librave dhe mjeteve shënojnë rritje këtë vit

10/09/2019 - 07:43

Librat dhe pajisjet shkollore janë bërë më të shtrenjta këtë vit. Teksa pjesa dërrmuese e çmimeve të shportës së mallrave ka shenuar rënie ose rritje shume të dobët këtë vit, artikujt dhe pajisjet shkollore janë rritur me ritme më të larta se zakonisht.

Sipas të dhënave të INSTAT indeksi i librave dhe mjeteve shkollore pësoi rritje me 7.6 për qind në muajin gusht të vitit 2019 në raport me një vit më parë, ndërsa në vitet e tjera ku ndryshim ishte më pak se tre për qind.

Artikujt shkollorë pasuan rritjen më të lartë ndër mallrat e shportës ketë vit pas frutave, çmimet e të cilave në gusht 2019 ishin 11 për qind më të larta.

Bizneset që e kanë të lidhur aktivitetin artikuj për nxënës nga viti në vit po hasin vështirësi për shkak se numri i fëmijëve po bie me ritme të shpejta.

Tregtarët e kancelarive e pohojnë këtë fakt, por sipas tyre çmimet e larta po diktohen nga zëvendësimi i produkteve më të lira më produkte më të shtrenjta.

Mimoza, e cila prej vitesh shet mjete kancelarie në zonën e Selvisë, thotë se rënia e numrit të nxënësve po ndihet te shitjet. Nga ana tjetër, prindërit i kanë rritur shpenzimet për fëmijët.

Ajo thotë se tashmë merr furnizime më cilësore, duke pohuar se janë rritur shitjet e stilolapsave që kushtojnë 300 lekë të reja, kurse vite më parë nuk i bënin këto lloj furnizimesh, pasi nuk kishte shitje.

Nga të dhënat e INSTAT, shihet se volumet e tregtisë me pakicë të librave dhe artikujve shkollorë kanë rënë në 98.8% në shtator të vitit 2018 (indeksi bazë 100 në vitin 2010). Volumet e tregtimit të artikujve shkollorë ishin më të ulëta se në vitin 2010, dhe me ulje edhe me një vit më parë në shtator 2018, kur volumet e tregtimit ishin 102%.

Në kushtet e rënies së numrit të nxënësve dhe të rritjes së bizneseve të kësaj fushe, vëzhgimet tregojnë se çmimet e mjeteve shkollore rriten vazhdimisht, pasi tregtuesit po marrin më pak produkte me çmime më të shtrenjta./Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ndryshim ligjor që ka hyrë në fuqi së fundmi u kërkon bizneseve të deklarojnë në zyrat rajonale tatimore të gjitha llogaritë bankare

Kategoritë e punonjësve për efekt të deklarimit, për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore Tatimpaguesit, persona juridikë

"Që nga fillimi i këtij viti në Terminalin e Kontejnerëve në portin e Durrësit janë përpunuar 97,565 mijë kontejnerë TEU (njësi konte

Edhe për vitin 2018, importet e akulloreve kanë shënuar sërish rritje.

Monedha e Eurozonës është shfaqur e qëndrueshme këtë të martë, duke mbetur në kuotën e 121.2 lekëve sikurse dje.

Monedha e përbashkët i është rikthyer ciklit rënës në tregun e brendshëm.

Shqipëria me të 3 rajonet e saj (veri, qendër, jug) renditet më e varfra në Europë sipas një krahasimi që bëri Eurostat për të ardhurat p

Banka e Shqipërisë ka prezantuar sot serinë më të re të kartëmonedhave shqiptare.

Ministrja e Financave, Anila Denaj ndan lajmin se papunësia në vend është ulur në 11.5%, bazuar kjo në anketat tremujore të forcave të pu

Drafti “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ashtuquajtur ligji i fiskalizimit synon që, duke nisur nga data 1 janar