Rikthehen shpërthimet me eksploziv në Krujë. Drejtuesi i një fuoristrade tip “Touareg” ka mbetur i plagosur në këmbë, pasi një sasi e vogël lënde eksplozive i ishte vendosur në pjesën e përparme të automjetit me targa AA 020 BH.
Policia bën me dije se shpërthimi ka ndodhur në momentin që mjeti ka qenë në lëvizje.
Drejtuesi i mjetit është shtetasi G.B. 35 vjeç, banues në Larushkë, i cili ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave nga policia e Durrësit mësohet se 35-vjeçari është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës.
Efektivët ndodhen në vendngjarje, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.





