2 maj 2015 – Një shqiptare 24-vjeçare mbeti e plagosur ndërsa shikonte ekspozitën ndërkombëtare që po mbahet në Milano. E reja po kalonte në pjesën e pavionit të Turqisë, kur një pllakë u shkëput nga mbulesa e xhamit, prej gati 6 metrash, duke e lënduar atë. Sipas policisë vendase, vajza është goditur në kokë, por megjithë plagën nuk ka rrezik për jetën.

Prej dy ditësh është hapur Expo 2015, i cili do të zgjasë deri në fund të tetorit. Ky eveniment ka shkaktuar një sërë protestash të dhunshme, të cilat sollën dëme të shumta materiale.

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”