12 shtator 2015 – Një 23-vjeçar i dënuar me 20 vjet burg për akuzën e vrasjes me paramendim është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë.

Rezart Kalemi, banues në Lagjen 14, në Shkozet të Durrësit, është shpallur fajtor për një vrasje të ndodhur më 21 prill 2009.

Rezart Kalemi së bashku me familjarët e tij kanë qëlluar me armë automatik drejt shtëpisë së familjes Mete pas një konflikti që kanë pasur. Si pasojë janë plagosur B. Zh. dhe E. N., pasagjerë të autobusit që po kalonte në momentin e zjarrit.

Ndaj Kalemit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës më 15 tetor 2010 e ka dënuar me 20 vjet burgim për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

/portali DurresLajm/