Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fashtin Manati në Lezhë, ku një person është vrarë me armë zjarri.

Mësohet se viktima është Lekë Lekgjonaj, rreth 60-vjeç.

Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive gjakmarrje dhe autori është vetëdorëzuar në polici.