Vladimir Putin e ka përshkruar idenë se Rusia do të kryente sulme ndaj shteteve të NATO-s si “marrëzi të plotë”.

Në një fjalim para pilotëve të forcave ajrore ruse mbrëmë, ai tha se vendi nuk kishte “asnjë synime agresive” ndaj vendeve të tilla si Polonia apo shtetet baltike.

“Ideja se ne do të sulmojmë një vend tjetër, Poloninë, shtetet baltike dhe çekët të cilët po tremben gjithashtu, është absurditet i plotë,”tha Putin.