“El Clasico” jo vetëm në fushë, por edhe në merkato. Real Madridi dhe Barcelona kanë rikthyer rivalitetin e tyre edhe jashtë fushës së blertë.

“Los Blancos” dhe katalnasit janë në garë për të siguruar shëbrimet e sulmuesit të Arsenalit, Gabriel Jesus, shkruan gazeta spanjoll “AS”.

26 vjeçari ka zhvilluar 11 ndeshje këtë sezon deri më tani me “Topçinjtë” duke realizuar 4 gola ndërsa ka dhënë edhe një asist në të gjithë kompeticionet.

Ish-futbollisti i Manchester City-t mund të përfundojë në La Liga në verën e vitit të ardhshëm nëse oferta që do të mbërrijë do të kënaq Arsenalin.

Barça e sheh të ardhmen tek sulmuesi Victor Roque, kurse Reali ka pritshmëri të mëdha tek turku Arda Guler.

Gjithsesi të dyja klubet po e shikojnë mundësinë e transferimit të një qendërsulmuesi.

“Los Blancos” mbetën pa Karim Benzeman, i cili u largua drejt Arabisë në verë, ndërsa katalanasit po mendojnë për një zëvendësues për Robert Leëandowskin, i cili është në perëndim të karrierës.