Moderatorja dhe këngëtarja Klea Huta feston sot 27-vjetorin e lindjes.
Kjo ditëlindje e gjen më të kompletuar se kurrë Klean, pasi kohë më parë solli në jetë fëmijën e saj të parë, Kridin.
Në këtë ditë të veçantë, partneri i saj Elgiti, i ka bërë urimin më të ëmbël moderatores.
Producenti ka ndarë në Instagram një foto me Klean, ndërsa krahas shkruan:
“Gëzuar ditëlindjen grua dhe mami më e mrekullueshme në botë, të duam unë dhe Kridi”.