Biznesmeni Elton Ilirjani, njofton se Parashqevi Simaku do të dalë nga spitali psikiatrik të mërkurën që vjen.

Përmes videos së postuar në rrjetin e tij social, Ilirjani ndau me ndjekësit lajmin e mirë për këngëtaren e dashur për publikun shqiptar, e cila tërhoqi vëmendjen e publikut, pas videos në të cilën ajo shfaqej e pastrehë në rrugët e Nju Jorkut.

Pas publikimit të videos disa shqiptarë në SHBA, përfshirë biznesmenin ndihmuan Parashqevinë dhe i ofruan asaj strehë.

Por me sa duket këngëtarja gjatë kësaj kohe shfaqi probleme, e për rrjedhojë ajo u shtrua në spitalin psikiatrik përreth një muaj.

Por siç thotë biznesmeni gjendja e Parashqevisë është përmirësuar, ajo pritet të dalë nga spitali të mërkurën e javës që vjen.

“Ditën e mërkurë Parashqevi Simaku do të lërë spitalin dhe do t’i rikthehet jetës normale në Nju Jork bashkë me ne. Ditën e mërkurë do të ndodhem atje për ta marrë divën tonë dhe për ta strehuar në shtëpinë e saj të re. Emocionet vazhdojnë, kuptohet që nuk është e thjeshtë, rrugëtimi i saj do të rinisë. Pas dy orësh do shkoj në spital për t’i dhënë lajmin e mirë divës, gjithashtu do t’i çoj edhe byrek me spinaq që ajo e ka shumë qejf. Gjithë këtë muaj kemi pasur me atë telefonata të gjata. Është ankuar, më ka përshëndetur, më ka mburrur me ka sharë….por çdo gjë është bërë me dashur..fakti ë po del nga spitali nuk do të thotë që çdo gjë ka kaluar”, tha Ilirjani në videon e postuar në Insta Story në Instagram.

Kujtojmë se këngëtarja u shtrua në spital pas takimit që pati me djalin e saj, Luke.