Elton Ilirjani ka dhënë lajmin e trishtë për artisten e madhe shqiptare Parashqevi Simaku. Pas takimit me djalin e saj, prej rreth dy javësh ajo ndodhet e shtruar në një pavion psikiatrik në një spital në Nju Jork. Ai ka rrfëyer se pas takimit me djalin e saj, Luk, ajo ka pësuar një krizë dhe është shtruar në spital, opasi situata filloi të dilte jashtë kontrollit.
Elton Ilirjani: “Çfarë ka ndodhur me Parashqevi Simakun këto dy javë? Nesër bën dy javë që është e shtruar në pavion psikiatrik në një spital në Nju Jork. Është shumë e trishtë dhe për mua ka qenë një ndër momentet më të vështira.
E kuptoj se çdo sëmundje ka nevojë për diagnozë për kurim. Çdo sëmundje është e njëjtë, nuk ka sëmundje të mira dhe të këqija. Nuk e dinim ne që Parashqevia ishte e sëmurë dhe kishte probleme. Nuk jemi doktorë.
Cdo gjë ishte në rregull derisa takoi djalin e saj. Shumë e kanë komentuar takimin e saj dhe kanë parë aty, sipas tyre sjellje jo normale. Ditën e parë ishte çdo gjë në rregull, por problemi nis të nesërmen. Dita nisi me shumë probleme, për ne dhe Parashqevinë, e cila u përball me një realitet që nuk e pranonte.
Të gjithë ne gjendemi në situate të tilla dhe ajo u ndodh dhe pati një krizë. Krizë që u bëri keq të gjithëve, përfshirë dhe Lukën. Ajo nuk është mirë dhe atë ditë na solli para syve një Parashqevi që nuk ishte më ajo, fliste për gjëra të çuditshme. Nuk po e ndihmonim dot. Situata doli komplet jashtë kontrolli dhe ne duhej të bënim diçka”, thotë ilirjani.
Ndër të tjera ai zbulon se Parashqevi Simaku nuk pranon që të marrë mjekim dhe se një seancë gjyqësore nesër, do të jetë vendimtare për fatin e saj.
“Shanset janë të mirë që Parashqevia të marr mjekim me vendim gjykate që ajo të dalë më e fortë. Por ka dhe një shans që mund të dalë nga spitali nesër e pa mjekuar sepse shteti i Nju jorkut ka këto ligje. Ajo është në një krizë të thellë, nuk flet arsyeshëm. Ka një fiksim të pashpjegueshëm, kërkon gjëra të pashpjegueshme dhe nuk është në gjendje t’i kthehet jetës së saj të mëparshme. Po doli nesër në këtë gjendje jam i bindur se do të zhduket”, – thotë Ilirjani.