Ka kohë që përflitet për një lidhje të mundshme mes tyre, por edhe pse shfaqen kudo bashkë në koncerte, ata kurrë nuk e kanë pranuar se janë çift të dashuruarish.

Por, para pak ditësh, disa portale shkruanin se Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi në të vërtetë janë dy miq që ndajnë të njëjtën dhomë, duke iu referuar rrëfimit të një prej organizatorëve të koncerteve, që i është dashur të bëjë rezervimin e dhomës së hotelit ku artistët do të akomodoheshin.

Menaxheri, i cili nuk ka pranuar të japë detaje më shumë, ka pohuar se këngëtarët më të pëlqyer të momentit nuk i kërkuan dy dhoma, por një të vetme, për të kaluar natën. Deri tani në rrjetet sociale apo intervista të ndryshe, ata i kanë shprehur njëri–tjetrit dashurinë në mënyrën e tyre, por duke i dhënë ngjyrat e miqësisë dhe bashkëpunimit.

Ndërkohë, “Panorama Plus” duke iu referuar burimeve pranë çiftit shkruan sot ata kanë treguar se në fakt gjërat mes tyre po shkojnë drejt zyrtarizmit, që do të thotë se Flori dhe Elvana nuk janë thjesht kolegë, pasi po i afrohen momentit që ta bëjnë publike këtë histori suksesi në muzikë, pas së cilit fshihet një histori e fortë mes tyre. Tashmë Flori ndihet më pranë familjes së Elvanës, pasi në shoqërinë apo udhëtimet e tyre është parë edhe motra e këngëtares.

Për më tepër, kjo lidhje i ka rrënjët pak më të thella sesa thjesht një ndjenjë mes tyre. Fakt i rëndësishëm që po e projektojnë të ardhmen bashkë janë dhe bizneset që kanë ngritur bashkë, në një prej të cilave janë ortakë zyrtarisht.

Edhe pse janë përpjekur t’i mbajnë të fshehta bizneset e shumta që kanë, në media ka mundur të dalë vetëm maja e ajsbergut të tyre. Duket se fitimet e shumta nga muzika, duke pasur parasysh faktin që kanë axhendë shumë të ngjeshur me koncerte, ata kanë vendosur t’i investojnë në biznese të tjera fitimprurëse.

BIZNESET QË FLORI DHE ELVANA KANË NGRITUR BASHKË

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka vendosur të shfrytëzojë emrin e saj, që e ka ndërtuar me shumë vite karrierë, për të hapur një biznes privat, të cilin e ka regjistruar pranë QKR-së në emrin e saj.

Bëhet fjalë për një dyqan me fustane nusërie, si dhe organizime eventesh, aktivitet që do të menaxhohet nga vetë këngëtarja. Një publikim i disa ditëve më parë, ku Elvana kishte shkruar “Altar”, u ngatërrua nga të gjithë duke aluduar për një martesë të mundshme të këngëtares.

Por, në fakt “Altar” është emri i dyqanit që këngëtarja ka hapur në mars të vitit të kaluar, pranë zonës së Liqenit të Thatë, në Sauk.

Nga ana e tij, Flori gjithashtu ka të regjistruara në emrin e tij disa biznese, si një studio muzikore e hapur në vitin 2008 dhe “Mini Taxi Mapo”. Flori po ashtu është ortak me vëllain e tij , Evis Mumajesi, i M.I.A. sh.p.k.

Por dy artistët që flitet se janë çift, kanë mbajtur sekret biznesin e përbashkët të regjistruar më datë 03.10.2014, picerinë “Proper Pizza” pranë qen- Si po e investojnë së bashku pasurinë Elvana dhe Flori dhe planet për të bërë hapin tjetër personazhe drës “Olimpia” në Tiranë.

Në këtë biznes të madh, Elvana Gjata ka 35 për qind të aksioneve, ndërsa Flori Mumajesi, nëpërmjet kompanisë M.I.A., ka 51 për qind të aksioneve. Pjesë e ortakërisë është dhe një mik i tyre me 14 për qind të aksioneve. Këngëtarët e kanë shtrirë edhe në kryeqytetin shqiptar këtë biznes të njohur në Europë e po ashtu në Kosovë, që ofron picën tradicionale napolitane.

HERA E FUNDIT QË FLORI U RRËFYE PËR ELVANËN

Përveç aftësisë menaxheriale, Flori na jep mundësinë të njohim anën e tij sentimentale nëpërmjet këngëve të tij. Balada hit “Me fjalë të vogla” kryesoi listën e këngëve më të klikuara në internet, me të cilën Mumajesi konkurroi te “Kënga Magjike”.

U aludua se kjo këngë dashurie kaq e ndjerë, ishte një dedikim për Elvanën, pasi prezantimi i këngës përkoi me lajmet që qarkulluan në shtypin rozë nëntorin e kaluar, ku flitej për një ndarje të çiftit.

Ishte Elita Rudi, prezantuesja e njohur nga Kosova, e cila në emisionin “Express Rozë” e pyeti troç Florin se “Kur do e bëni publike lidhjen me Elvana Gjatën?”. Kantautori i talentuar iu përgjigj me stilin e tij: “Po ju na ndatë në nëntor?“. Më pas gazetarja vazhdoi duke e ngacmuar: “Domethënë ju jeni bashkë, sepse ne ju ndamë”, dhe ai e pohoi në njëfarë mënyre.

Më pas moderatorja iu thellua çështjes duke i kujtuar që mediat e ndanë nga ana profesionale, dhe ai e sqaroi marrëdhënien në këtë mënyrë: “Unë dhe Elvana s’kemi kontratë”, duke lënë të kuptohet pak a shumë se janë bashkë. Tani ajo që pritet është hapi i radhës i dy artistëve të talentuar, të cilët janë sot për sot më të pëlqyerit dhe të kërkuarit në treg e po ashtu ndër më të pasurit nga bota e showbiznesit. Mbetet të shohim teksa bëjnë hapin e radhës…

“Panorama Plus”