Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, është bërë nënë për herë të tretë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë që e ka pagëzuar me emrin Shá Yosef Nazarian. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Emina e cila ka postuar një foto nga spitali me të birin në krahë.

”Djali im është këtu Shá Yosef Nazarian Zemra ime është plot!
Njeriu im i vogël, ti tashmë më ken mësuar kaq shumë gjëra dhe numri një ishte durimi. Nuk kishte të bënte se kur duhej të vije, por kur doje të vije dhe më mësove se në jetë asgjë nuk jepet kur e dëshironi, por më shumë kur është e destinuar të vijë në rrugën tënde. Faleminderit për këtë mësim dhe për shumë të tjerë që do të vijnë”-shkruan ajo.