Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zhvilloi mbledhjen e tij konstituese, gjatë së cilës u zgjodhën edhe dy prej organeve kryesore drejtuese të Partisë: Kryetari i Këshillit Kombëtar dhe 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike.

Kryetare e Këshillit Kombëtar të PD-së është zgjedhur znj. Juliana Emiri.

20 anëtarët e zgjedhur nga Këshilli Kombëtar në Kryesinë e Partisë, sipas kategorive statutore, janë:

Femra

  1. Eda Grimci
  2. Edith Harxhi
  3. Florjana Garo
  4. Ilda Zhulali
  5. Lili Sula
  6. Mimoza Hajdarmataj

Të rinj

  1. Andia Ulliri
  2. Desada Xhetani
  3. Fatjon Bathorja
  4. Glauk Olldashi
  5. Lorenca Hoxha
  6. Nikola Kedhi

Burra

  1. Atird Hoxha
  2. Dorjan Teliti
  3. Ervin Minarolli
  4. Fisnik Qosja
  5. Gjin Gjoni
  6. Grigels Muçollari
  7. Ilir Alimehmeti
  8. Keltis Kruja

Me konstituimin e Kryesisë së re, ajo do të miratojë edhe përfaqësuesit e Diasporës në Këshillin Kombëtar të PD-së dhe në Kryesinë e Partisë Demokratike, në përputhje me ndryshimet statutore të miratuara nga Kuvendi Kombëtar i PDSH-së, më 30 maj 2026.

Më tej do të vijojë zgjedhja e organeve të tjera drejtuese të Partisë Demokratike, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm, Nënkryetarët e Partisë, Sekretariatin dhe Departamentet, duke përmbyllur kështu procesin e riorganizimit dhe ripërtëritjes së Partisë.

Për herë të parë Këshilli Kombëtar do të drejtohet nga një grua, Juliana Emiri, e cila i është bashkuar Partisë Demokratike nga shoqëria civile.

“Për herë të parë në historinë e Partisë Demokratike, 60% e anëtarëve të zgjedhur të Kryesisë do të jenë gra, vajza dhe të rinj nën moshën 35 vjeç.

Katërmbëdhjetë nga 20 anëtarët e zgjedhur janë për herë të parë pjesë e Kryesisë së Partisë, duke reflektuar angazhimin për hapje, qarkullim elitar dhe promovimin e brezit të ri të drejtuesve.”, thuhet ne njoftimin e PD.