Arrestohen dy shtetas që lëviznin me armë zjarri në automjet, në zonën e Ish-bllokut.

Policia ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Double”, ku në rrugën “Brigada 8”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues Elis Xherahun dhe pasagjer Erdit Tefhasanin.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë, me 1 krehër me municion luftarak, si dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë Elis Xherahu 39 vjeç dhe Erdit Tefhasani, 31 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.