Një aksident ka ndodhur pranë fshatit Beltoje në aksin Shkodër-Bushat, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Mësohet se shtetasi i plagosur, Pjetër Rroku punonjës i spitalit, ka mbetur brenda një automjeti i bllokuar për pak kohë.
I aksidentuari Rroku ka qenë duke udhëtuar me një autoveturë ku është përplasur me fuoristradën.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe ambulanca, duke bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurit dhe transportimin e tij drejt spitalit.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të saj