Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 8 të qytetit të Korçës mbrëmjen e së premtes, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.

Sipas të dhënave paraprake, i riu është konfliktuar me njerkun e tij, i cili dyshohet se e ka goditur adoleshentin me mjet prerës duke i shkaktuar dëmtime në kokë.

Pas ngjarjes, 18-vjeçari është paraqitur në urgjencën e spitalit të Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet në reanimacion.

Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, 37-vjeçarit Niko Baka.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe shkaqeve që çuan në plagosjen e të riut.